Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiq, tha se asnjë rezultat kapital nuk mund të pritet nga bisedimet midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë sot.
“Problemi këtu nuk është se shqiptarët e Kosovës nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit, por që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i shtrëngojë ata më shumë për ta bërë këtë”, tha Daçiq.
Ai deklaroi se dialogu për ta ishte më korrekt me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ishte, ndoshta, mënyrë më korrekte të bisedohej me (Hashim) Thaçin, sepse ai kishte njëfarë vetëdije se ishte e nevojshme që të arrihej një kompromis”, tha Daçiq.
“Është më mirë të kesh disa negociata sesa të ndodhin gjëra të tilla”, tha ai.