7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 30 viruse të ngrira në akull, disa prej tyre nuk janë parë kurrë

Rekomandime

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar viruse antike të ngrira në dy mostra akulli të marra nga Plateau Tibetan në Kinë, dhe shumica e tyre nuk janë të ngjashme me asgjë të parë deri më tani.

- Advertisement -

Gjetjet, të botuara të mërkurën në revistën Microbiome, erdhën nga bërthamat e akullit të marra në vitin  2015, për të cilat shkencëtarët thanë se filluan të ngrinin të paktën 14,400 vjet më parë.

“Këto akullnajë u formuan gradualisht, dhe së bashku me pluhurin dhe gazrat, shumë, shumë viruse gjithashtu u depozituan në atë akull”, tha Zhi-Ping Zhong, autori kryesor dhe studiuesi në Universitetin Shtetëror të Ohajos Byrd Polar dhe Qendrën për Kërkime Klimatike.

Kur studiuesit analizuan akullin, ata gjetën kodet gjenetike të 33 viruseve. Nga 33, kodi gjenetik për katër viruset tregoi se ata janë pjesë e një familje virusesh që zakonisht infektojnë bakteret. Viruset e tjerë ishin të rinj, që do të thotë se nuk ishin identifikuar më parë.

- Advertisement -

Shkencëtarët kanë theksuar se nuk besojnë se viruset vijnë nga kafshët ose njerëzit, por nga toka ose bimët. Ata gjithashtu thanë se rreth gjysma i mbijetuan akullit.

“Këto janë viruse që do të lulëzojnë në mjedise ekstreme”, tha Matthew Sullivan, bashkëautor i studimit.

- Advertisement -

Sullivan tha se teknologjia e përdorur për të studiuar mikrobet dhe viruset brenda akullit do të çonte në kërkimin e sekuencave të ngjashme gjenetike në mjedise të tjera ekstreme të akullta, me sa duket në Mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit