Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, e ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për nudo-patriotizëm, duke thënë se ai po cenon rёndё interesat e Shqipёrisё, tё Kosovёs dhe tё shqiptarёve nё pёrgjithёsi me “Ballkanin e hapur”.
Lauka, në një postim në Facebook, ka shkruar se me “Ballkanin e hapur” presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të amnistohet si bashkёpunëtor i Slobodan Millosheviqit dhe si ekzekutori kryesor i hegjemonisё serbe nё Ballkan.
Sipas tij, kjo nismë do të mundësojë integrimin e mafias, krimit, korrupsionit dhe autoritarizmit, derisa ekonomia e Shqipёrisё dhe stabiliteti i saj do të rrezikohen seriozisht nga kapitali shtetёror e privat rus.
Lauka ka theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e mbron Kosovën nga hegjemonizmi serb, e jo siç po pretendon Rama, që sipas tij, po e mban “Kosovën të izoluar nga bota”.
Reagimi i Laukës në Facebook:
Nudo-patriotizmi i Edi Ramёs
Para pak kohёsh, Edi Rama e pati etiketuar Albin Kurtin si “patriot me pizhama”, duke e akuzuar se me qёndrimet e tij po e mban Kosovёn tё izoluar nga bota (tё mbyllur nё shtёpi). Tani, nga Shkupi, pёrkrah mikut tё tij Vuҫiq, po e sulmon atё publikisht si “peng tё sё kaluarёs”.
Nё gjykimin tim, Kurti nuk po pёrpiqet ta izolojё Kosovёn nga bota, por nga hegjemonizmi serb, i cili, ashtu si nё kohёn e Millosheviqit, mbetet mentalitet sundues nё Beograd. Dёshmia e fundit ёshtё refuzimi, nga ana e Vuҫiqit, i marrёveshjes sё paqes, e cila u propozua nga Kurti nё takimin e 19 korrikut nё Bruksel. Po armatosja e ushtrisё serbe nga Rusia, kujt i shёrben? Po mbёshtetja e strukturave paralele nga Beogradi, nё veriun e Kosovёs, ҫfarё dёshmon?
Me “minishengenin ballkanik” tё transformuar nё “Ballkan tё hapur”, me 29 korrik 2021, A.Vuҫiqi amnistohet si bashkёpunëtor i Millosheviqit dhe si ekzekutori kryesor i hegjemonisё serbe nё Ballkan dhe, me ndihmёn e drejtpёrdrejtë tё Ramёs, paraqitet si njeri i paqes dhe i stabilitetit nё rajon.
Nё vend tё integrimit tё vendeve e popujve, nisma “Ballkani i hapur” me gjasё, do tё mundёsojё integrimin e mafias, krimit, korrupsionit dhe autoritarizmit. Jo vetёm kaq, por ekonomia e Shqipёrisё dhe stabiliteti i saj rrezikohen seriozisht nga kapitali shtetёror e privat rus. I vetmi vend nё Evropё qё ka njё marrёveshje tё tregtisё sё lirё me Rusinё dhe Bashkimin Ekonomik Euraziatik qё kontrollohet nga Putini, ёshtё Serbia. “Ballkani i hapur”, nё thelb, rrezikon tё jetё i hapur pёr Moskёn dhe i mbyllur pёr Perёndimin.
Nё kёtё mёnyrё, hapja, ose nudo-patriotizmi i Edi Ramёs cenon rёndё interesat e Shqipёrisё, tё Kosovёs dhe tё shqiptarёve nё pёrgjithёsi dhe prish ekuilibrat gjeopolitikё nё rajon.
I vetmi kriter pёr tё vlerёsuar, nёse Beogradi ka hequr dorё nga politika hegjemonistё nё Ballkan mbetet qёndrimi i tij ndaj njohjes sё Kosovёs si shtet i pavarur e sovran.