Një Lamborghini, që është një nga veturat më të shtrenjta dhe më luksoze sportive në treg, është fikur në qendër të Prishtinës.
Kjo ngjarje e rrallë, përbërës i së cilës ishte Lamborghini, ka bërë që disa persona ta shtyejnë veturën me origjinë italiane të shtunën në mbrëmje.
Lamborghini njihet si prodhues i veturave të jashtëzakonshme dhe kryevepra që kanë bërë histori në tregun e automjeteve.
Kjo markë italiane e veturave është në mesin e pak markave luksoze që janë tepër të shtrenjta.
Lamborghini prodhon një numër shumë të kufizuar veturash, duke vërtetuar se prodhimi i një serie të vogël të çdo produkti të nivelit të lartë krijon mungesë dhe një mjedis ekskluziviteti mes atyre që do t’i posedojnë.