Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri.
Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut.
Lajmin në Facebook e jep kryebashkiaku Edison Memolla.
“Kënaqësi tepër e madhe kur shqiptarët e Kosovës duan të identifikohen me pasaportën shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë. Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla.