4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam”, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi zyrtarin policor

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit B.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kanosur një zyrtar policor.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit B.P., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

- Advertisement -

Sipas komunikatës për medie, “Me datë 17 gusht, në orët e pasdite në Prizren, i pandehuri B.P., seriozisht e kanos të dëmtuarin – zyrtarin Policor në lidhje me punën dhe pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari si zyrtar policor ishe duke u marr me rastin penal lidhur me ndalimin e djalin e të pandehurit, i pandehuri B.P., tre herë shkon në zyrat e policisë për të marrë informata për djalin e tij, më pas përmes telefonit e thërret të dëmtuarin – zyrtarin Policor”.

“I pandehuri i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam unë, kam mu marrë me ty mirë, unë të gjej gjithqysh ty”, me ç ‘rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale”, thuhet në komunikatë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

- Advertisement -

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet të ketë kanosur zyrtarin policor pikërisht për shkak punës dhe detyrës së tij zyrtare, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore”, thuhet tutje.

Nga të lartcekurat, është konstatim i Gjykatës se caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale-hetimore, përndryshe çdo vendim tjetër përkatësisht masë tjetër do të pengonte zhvillimin normal të kësaj procedure penale, e cila është në vijim e sipër.

- Advertisement -

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit