2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sami Lushtaku s’mund të kandidojë për kryetar të Skenderajt, akuzon Kryeministrin dhe Presidenten

Rekomandime

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se s’mund të kandidojë për kryetar komune. Për këtë pamundësi Lushtaku ka fajësuar kryeminsitrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Sipas tij, për t’iu pamundësuar kandidimi për kryetar të Skenderajt, është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura dhe ato të drejtësisë nga Kurti dhe Osmani.

“Skenderaj është zemra e UÇK-së dhe zemra e PDK-së. PDK e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, as nuk thyhet e as nuk dorëzohet. Skenderaj dhe PDK janë rritur e zhvilluar së bashku, andaj edhe në këto zgjedhje, PDK do të dalë fituese bindëse dhe unë do të jem në krye të qeverisjes, pranë qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku.

Tutje, Lushtaku tha se vendimet e shtetit do t’i respektojë gjithmonë, edhe pse diçka të tillë nuk ka bërë Kurti, për të cilin Lushtaku tha se edhe pse i dënuar nga drejtësia, sot është kryeministër.

- Advertisement -

“Unë gjithmonë i kam respektuar vendimet e shtetit tim dhe do t’i respektoj gjithmonë. Por, këtë nuk e ka bërë Albin Kurti i cili edhe pse i dënuar nga drejtësia, sot është kryeministër”, thotë Lushtaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit