-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

POSHTËRIMI EPIK: Infermierja e Infektivës i dërgon letrën që Albin Kurti s’do të donte ta lexonte kurrë

Rekomandime

Leter per Kyeministrin Albin Kurti nga infermierja Rija Hashani.

Nera tu rritë ka met me thanë o burri i dheut se per juve rritet vetëm rroga!

- Advertisement -

Unë si Infermiere e Klinikes Infektive, Kujdesit Intenziv, po te drejtohem ty bash ty ty ty z.Kryeminister Albin Kurti dhe ty ministër i Shendetësisë z.Arben Vitia – që shumë vite i patëm sytë kah një dritë që do të vijë dhe shpresuam në shumë gënjeshtra që nga paslufta dhe lojëra që u bënë dhe u thanë në mundin e të gjithë infermierëve.

Po punojmë me një pagë jo-dinjitoze dhe të pamjaftueshme për mbijetesë në kushtet dhe çmimet e Kosovës, por kjo është OK sepse e kemi nënshkruar me vetëdëshirë për të bërë punën tonë humane dhe nuk ka çmim që e paguan mundin e një infermieri në këtë vend ferri të jetës.

Pikërisht po ju shkruaj nga klinika infektive ku edhe japë kontributin tim me shumë mantil-bardhë – qe sa vite jo vetëm nga pandemia por edhe në cilësinë e pacientes kësaj here.

- Advertisement -

Klinika infektive është klinikë që shërben për trajtimin e shumë sëmundjeve infektuese dhe të rrezikshme për ne si personel – që mund të jemi bartës potencialë të rrezikut për çdo infeksion edhe tek fëmijët dhe familjarët tanë – por prapë OK sepse vetë na ka qëllu fati me punu këtu edhe pa frikë qe besa, por kurrë nuk jemi dalluar nga klinikat tjera me asgjë pos një rrezikueshmërie më të lartë të punës që kurrë nuk na u pagua as edhe vetëm një cent…

Kryeministër, po bëhen gati dy vjet që jemi në një luftë me një armik të padukshëm.

- Advertisement -

Kryeministër, ndoshta për këto dy vjet më shumë pata kontakt me këtë virus vrasës se me fëmijën dhe familjarët e mi!

O kryeministër, më ka marrë malli me ndejt shlirë me familje, mos me u tutë që po i infektoj e m’i përqafu, me hjekë mall për ta. Me dalë shlirë në market, mos me u tutë kojshia prej meje veç pse po punoj në infektivë.

Askush nuk po e kupton sakrificën tonë, e as ti o kryeministër e as këngëtarët që nuk kanë mujtë me mbushë xhepin me pare këto dy vjet.

Pothuajse të gjithë mysafirët e dasmave i patëm edhe ne, por ju shërbyem pa para, pa kosto të lartë… që të ngopen njerëzit e uritur në para.

Kryeministër, ke pasë rastin me pa me sytë e tu vet para pandemisë kur ishte gripi i derrit. Po, thuaj saktësisht afro tri vjet, se besoj që ke harru qysh na ke pa tu punu këtu në Kujdes Intenziv. E din shumë mirë çfarë pune bëjmë, edhe çfarë detyra që nuk janë ndoshta për ne, edhe në çfarë kushtesh.

Ndoshta është koha me na falenderu, por jo kështu o burrë i dheut… kam pritë shumë nga ti, që ke me ba për ne si komunitet që jem bazikë në ofrimin e shërbimit shëndetësor për jetën e pacientëve.

Z.Kryeministër, shlirë po e përqafoj vajzën time, po rri e po lozi me të se qe besa më kish pasë marrë malli more kryeministër. Gati 2 vjet tu e largu vajzën, pa mujtë me i ofru kujdesin e mamës. Se tu u tutë mos po e infemtoj, e ma në fund kësaj frike i erdh fundi dhe që të dyja rezultuam pozitive. Besa te tret se edhe bashkëshorti u infektu tash, tamam si familje po bëjmë jetën – se qe dy vjet me frikë, ankth e tu u largu.

Prej fillimit të pandemisë, jeta jonë si komunitet infermieror ndryshoi total, e sidomos për ne si klinikë infektive. Sepse në fillim u titshin me kalu ngat nesh të gjitha.

O kryeministër, e o ministër, a ia vlen more çka po thuni ju për 60 euro që po doni me naj dhënë gjithë kjo sakrificë, ky mall, ky stres psiko-fizik, çka po thu?

As rroga tash s’po na del me ba naj vizitë te mjeku, për unaza, se krejt ato pacienta i kapëm me duart tona duke i vendos në shtretër, duke i ushqy, duke iu ndërru pampersat…

O kryeministër, sa qese të zeza i vendosëm në arkivole, sa mundi e djersa u ba për me i shpëtu, sa herë po na kujtohet skenat e këtyre tmerreve?

Ku me shku te psikologu, o kryeministër, se jena lodhë e menzi po vijmë në punë e po shkojnë në shpi me pushu. E ma të lodhta po vijmë, edhe 60 euro a me pagu kontrolle te ortopedi, psikologu, a në ORL për veshtë që prej zhurmave të aparateve na kanë blloku e kemi fillu mos me ni tjetër gjë vetëm alarmat e aparatuseve të intenzivës edhe jashtë klinikës. Po na bajnë veshtë e natën tamam po na zë gjumi mbas gjithë asaj lodhje, po na bon alarmi në andërr e po çohemi. Deri të kfjellna me ditë ku jam, po m’del krejt gjumi e po zbardh drita e tonë ditën në punë qysh me punu??

KRYEMINISTER pa pushim jem qe 2 vite!

Ti bile, qysh kalove a pushove hiç? Edhe këta këngëtarët tash kanë ba pare, po shkojnë në pushime. E për ne???

A KA PUSHIM edhe roboti kur lodhet, edhe akrepat e orës ndalen se harxhohen bateritë, e neeee? Kur me pushu, a po më thuani JU?

Marren ma t’madhe që e keni ba, u çutë i shkëputët kontratat punëtorëve që punuan pa hezituar. Ne asnjë rast dhe u jam shumë falenderues ndaj tyre, por ndjej keq-ardhje për ta që patën fatin me përjetu këtë ferr e mos me u punësu por me u dëbu nga puna dhe profesioni.

Por, mos u ban merak që kanë mbet pa punë o Kryeministër, se shumica kishin me ikë në Gjermani, bile kanë shku goxha do që janë kanë e tash në këtë konkurs nuk i ki me apliku e me punu pa shtesa e pa kujdestar.

Çka me ba o kryeministër, me qeto 60 euro shtesë se tash që kam rezultu POZITIV në Covid-19, s’po di as çka me ble?

S’po ma mbulon as rroga, as shtesat, shërimin tim, as të fëmijës e as të bashkëshortit. REMDESEVIRIN e bleva, por s’ma paguan as rroga e as SHTESAT e tua.

NËNÇMUESE a thua kur ki me siguru këtë Ampull se boll familjarët e blejtën, e ku janë tjerat sene o kryeministër…

Buka që na serviret si punëtore, por edhe si pacientë s’po na mbanë se dy veze, pak mermelatë e djathë…

Ku me punu 12 orë me këtë ushqim…

Ku mu shëru me gjithë këto terapi e me këtë ushqim… MARRE, MARRE O KRYEMINISTËR

Kryeministër, falemnderit shumë, nera tu rritë, edhe rroga se për juve gjithë po ka buxhet mu rritë, se nuk mbesin NE në lëmoshën tuaj.

Me këtë na nënvlerësuat, na nënçmuat dhe poshtëruar para profesionit tonë dhe uniformës që bartim sikur të jemi lypësarë.

Por, dije një gjë, se ne do të vazhdojmë punën me dinjitet dhe humanizëm e përkushtim për të gjithë pacientët…

E them këtë por shpresoj që të mposhtë edhe unë këtë virus vrasës, se s’po i dihet.

Herën e parë që u infektova, kesh më e fortë, e përballova, dola faqe-bardhë e shpëtova.

E tash, s’po di bre kryeministër qysh kam me kalu, a po pshtoj a jo, se valla jam lodhë shumë, shumë prej kësaj pune, e pa pushim me ka nxanë diqysh lodhtë po hajr qoftë.

Ishalla mundi im ndaj pacientëve që kam bërë më shpëton tek Zoti sepse shpresa në këtë vend nuk mbaj te askush tjetër.

E zhgënjyer thellë më dhemb shpirti në çfarë vendi jetojmë, dhe se jeta ime o kryeministër po vlejka 60 euro.

Ja që po lypi ma shumë, as qato 60 euro s’po i du… se vetëm Zoti e pagunë mundin tonë në këtë kohë, por po më dhemb shpirti qysh bash 60 euro po kushtojka jeta ime…

Ma mirë me shitë njanën veshkë, po kushtojka ma shtrejtë se krejt jeta ime…

A thu me ba me vdekë, sa po i merrka vajza ime që mbet pa përkujdesje prindërore? Ka sa i keni nda, se s’di a mujnë me m’varrosë me 60 euro, m’doket kushton ma shtrenjtë, gati harrova kryeministër.

A thu vallë a mi vazhdon shtesat edhe rrogën që me i siguru asaj mbijetesë se asht e vogël, 2 vjet, s’mun punon.

Sepse shumë mantil-bardhë nuk mundën ta mposhtin këtë virus, e nuk di hiç çka po bajnë fëmija e tyne – a po kanë me hangër, a po interesohet kush sepse jemi në luftë dhe ne mantil-bardhët konkretisht infermierët, jemi ushtria e kësaj beteje – që do e fitojmë së shpejti, e ata që u ndanë fizikisht nga ne janë heronjtë e kësaj lufte që e bënë të vetëm mantil-bardhët pa përkrahjen e askujt.

Shpresoj të më ngrohë dielli në një ditë më të mirë se këto që përjetova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit