6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Ndodh edhe kjo: Kandidati për asamble i VV kopjon statusin kandidates së LDK nga i njëjti fshat

Rekomandime

Diçka e pazakontë ka ndodhur në garën për asamblist në Komunën e Suharekës, ku kandidati për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Kololli, ia ka kopjuar statusin ku njofton për kandidimin e tij kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kosovare Kokollari.

Në fjalinë hyrëse të tekstit, i vetmi dallim qëndron në emrat e subjekteve politike, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Të dashur bashkëvendasë, kolegë, miq dhe ju familjarë, kam nderin t’ju njoftoj që do të jem kandidate për Asamble Komunale në Suharekë nga lista e Lidhjes Demokratike e Kosovës”, kishte shkruar Kokollari më 15 gusht në Facebook, për t’u kopjuar më pas nga kandidati i VV-së, Kololli, i cili pikërisht me fjalët e njëjta po njoftonte të afërmit e tij që ka hyrë në garë për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal në Suharekë.

‘Çuditërisht’, të dy kandidatët i kanë hyrë kësaj sfide duke pasur parasysh kërkesën e elektoratit për ndryshime.

“Të nderuar miq, kësaj sfide i kam hyrë duke pasur parasysh kërkesën e elektoratit për ndryshime, rrjedhimisht për njerëz të rinjë në politikë, prandaj besoj në përkrahjen tuaj që të ju përfaqësoj në Kuvendin Komunal në Suharekë.”, thuhet në statusin e të dy kandidatëve për asamblistë nga VV e LDK.

- Advertisement -

Kololli nuk mori mundin që të paktën fjalinë përmbyllëse ta ndryshonte.

Njëjtë si Kokollari edhe Kololli ka përfunduar tekstin me “Na priftë e mbara. Me gjithë sinqeritetin…”.

- Advertisement -

Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit