11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Marri iu qoftë! Pse policia speciale n’kufi? Ti s’ishe UÇK!”, reagon ashpër Çun Lajçi

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi përsëri ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në veriun e Kosovës, ku po ndalohet veturat me targa serbe të futën në Kosovë.

- Advertisement -

Lajçi përmes një postimi në facebook, gjithashtu ka reaguar edhe për sancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku pati përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Qeverisë.

Lajçi shkruan se dje e ka pa frlkën në sytë e atyre që sipas tij, i kanë mbushur xhepat me hajni.

“Pse policia speciale n’kufi?

- Advertisement -

Çasht ky film? Ky shou me tabelat.

Ti s’ishe UÇK!”, citon Lajçi pyetjet e djeshmë në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Lexojeni reagimin e plotë:

Për Kuvend janë gratë. Mos folni!

Tirqit ma s’i veshi! S’e luej rolin e Isa Boletinit ma! Se dje dëgjova pyetje inferioriteti n’Kuvend. Pashë frlkë n’sytë e atyne që i kanë mbushë xhepat hajni!.

Pse policia speciale n’kufi?

Çasht ky film? Ky shou me tabela?

Ti s’ishe UÇK!

E kam ditë se kur ta shohin shqiptarin me tirq e plis tue kalua Ibrin, kanë me thirrë: Ndaleni të çmendunin, se s’duem luftë ma! S’e duem Bislim Bajgorën n’Shalë!

Por pse lepuri iu hyn n’bark nga policia e vet që duel n’kufi, ket s’e kisha kujtua!

Po i bimë trup. Po e çelim thesin e poshtërsive, t’rrenave, t’folklorizmit patriotik!

Boll e keni tjerrë leshin tonë tue i trashë qafat tueja. Tash tjerreni leshin tuej, n’iu pastë mbetë kund mbas veshit e thurni çerdhe strehimi!

Ju e këta, paguet rrymë për serbet n’veri tash e njizet vjet, e neve për 20 euro borxh, na i këputet telat!

Sot talleni herë me vetën herë me Hetën!

E mshefni kokërrën herë n’xhepin tuej herë n’kapuçin e huej!

Marri iu qoftë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit