2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turp për ata që nuk e votuan Bekim Jasharin!

Rekomandime

Kur janë numëruar 99 % të votave në Skenderaj, të cilat e nxjerrin të parin kandidatin e PDK-së, Fadil Nura me 57,99% derisa Bekim Jashari ka 40,64%. Duket se Bekim Jashari humbi, të cilën pak njerëz e besonin, sigurisht as vetë Bekimi i cili deklaroi se ka pasur vjedhje të fitores së tij përmes manipulimeve dhe blerjeve të votave. Këto deklarata të Bekimit janë për tu besuar për disa arsye: së pari, Bekim Jashari është biri i Hamëz Jasharit, njeriut që kurrë nuk është frikësuar për ta thënë të vërtetën, kur ka qenë nevoja edhe me pushkë edhe me fjalë, s’ka si të jetë ndryshe biri i familjes Jashari.

Së dyti, dihet botërisht se pas Fadil Nurës qëndron Sami Lushtaku, i cili ka punuar fort për të mposhtur Bekimin. Të kujtojmë se acarimet mes familjes Jashari dhe Sami Lushtakut datojnë qysh moti, më pak kanë dalë prej ardhjes së Bekimit në krye të komunës së Skënderajt.

- Advertisement -

Ishte Sami Lushtaku ai që në aferën “Pronto” teksa bisedon me ish shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Lushtaku dëgjohet duke e pyetur Grabovcin se pse nuk po e shkarkon Jakup Krasniqin, Lushtaku (i cili në atë kohë ishte pjesë e PDK-së), pastaj shanë, duke shtuar se do t’ia kishte … nënën edhe sikur të ishte djali i komandantit Adem Jashari. Këtë incizim e ka publikuar edhe vetë Bekimi.

Pikërisht kjo sharje e Samiut kishte ardhur pas deklaratës së Bekimit se Sami Lushtaku është bërë komandat i UÇK-së falë familjes së tij. “Ne e kemi përkrahur sepse sikur mos ta kishim përkrahur, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

Jashari tutje ka thënë se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës. Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë vilë, saktësisht në vitin 1998.

- Advertisement -

“Samia ka ble tokë në lagjen 3. Vilën që e qet kanihere”, ka thënë Jashari.

I pari i Skënderajt ka thënë se s’ka asgjë personale me Sami Lushtakun, por thotë se ky i fundit në vazhdimësi bën fushatë kundër.

- Advertisement -

“Ai u prish me mu. Veç nëse iu ka nalë uji dikun. Unë s’kam asgjë personale me Samiun. Ai para gjashtë muajve e ka nis fushatën, e po iu thotë njerëzve që Bekimi s’ka me kandidu mo. Lloj-lloj fjalë të ndryshme dëgjoj që Samiu i thotë nëpër oda në Drenicë”, ka thënë Jashari.

Po dalin të vërteta të gjitha ato që thoshte Bekimi për Samiun, ky i fundit duke përdorur metoda të ndryshme manipuluese ka arritur që t’ia pamundësojë Bekimit fitoren. Tani e tutje de fakto kryetar do të jetë Sami Lushtaku, z.Nura është kukull e Samiut.

E kam të vështirë të besoj që drenicakët, njerëz të pushkës dhe të besës e kanë tradhtuar familjen Jashari për Sami Lushtakun. Më tepër jam i prirë të besoj se votat janë vjedhur se sa drenicakët janë korruptuar për ca para.

Unë i besoj Bekim Jasharit, andaj duke parë edhe rezultatin jam i prirë të besoj se ka pasur vjedhje, e të cilat mbetet t’i verifikojë PZAP pas ankesës së Bekim Jasharit. Është turp mos të fitojë Bekim Jashari në vendin prej nga rrjedh liria e Kosovës, me familjen Jashari që është Alfa dhe Omega e lirisë dhe pavarësisë sonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit