7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kerquki: Vetëvendosje e ka veç një njeri, pa Albin Kurtin s’do ta kalonin as pragun

Rekomandime

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, gazetari Leonard Kerquki përmes një postimi në Facebook, tha se LVV ka vetëm një njeri-Albin Kurti, dhe pa të nuk arrin të kalojë as pragun elektoral.

- Advertisement -

Tutje ai shtoi se zgjedhjet i dërguan ‘’mesazh’’ VV’së që të hapet e të mendojë që në radhët e saj të ketë njerëz normal, e jo profitera e hajduka të gjitha partive.

‘’ Levizja Vetevendosje e ka veç nje njeri, Albin Kurtin. Hiqe ate, Vetevendosje nuk arrine ta kaloje as pragun elektoral. Zgjedhjet e sotshme ndoshta jane moment qe kjo parti te hapet e te mendoje qe ne radhet e saj te kete njerez normale, e jo profitera e hajduka te te gjitha partive. Shihni Gjilanin, me nje kandidat tipik te saj arrine rezultat te mrekullueshem. Apo ne Shtime’’, shkroi Kerquki.

Kurse për PDK dhe LDK, Kerquki shkroi se arritën të mbijetojnë e të nxjerrin rezultate fantastike, pra dy parti që rrëzohen dhe ngrihen sërish, sipas tij.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë:

”Levizja Vetevendosje e ka veç nje njeri, Albin Kurtin. Hiqe ate, Vetevendosje nuk arrine ta kaloje as pragun elektoral. Zgjedhjet e sotshme ndoshta jane moment qe kjo parti te hapet e te mendoje qe ne radhet e saj te kete njerez normale, e jo profitera e hajduka te te gjitha partive. Shihni Gjilanin, me nje kandidat tipik te saj arrine rezultat te mrekullueshem. Apo ne Shtime.

- Advertisement -

Nga ana tjeter, PDK, ne keto zgjedhje arriti te mbijetoje dhe te nxjerr rezultat fantastik – pavaresisht se ishte e goditur prej te gjitha aneve dhe me dy lideret e saj historike ne Hage.

LDK, nderkaq, tregoi se eshte parti politike qe nuk thyhet e as nuk shuhet kollaj. Rrezohet por ngritet serish.

Ne fund, keto zgjedhje treguan edhe diçka: Vjosa Osmani ka pasur rol kyç me 14 Shkurt. Ate dhe Listen e saj duhet ta llogarisim gjithnje si nje opsion serioz politik dhe si percaktuese politike per vitet e ardhshme. Ata do te jene gjate kendej, keshtu qe respektoni me shume.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit