1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Meliza Haradinaj publikon një dokument ku Rusia i referohet Kosovës si republikë

Rekomandime

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka publikuar një dokument si replikë ndaj Ambasadës së Rusisë, ku kjo e fundit tha se Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

E sipas dokumentit të publikuar nga Haradinaj Stublla, Rusia i është referuar Kosovës si republikë. Ajo gjithashtu tha se ky dokument e vërteton që tashmë Rusia e ka njohur Kosovën dhe fuqinë e saj ligjore.

“Nëse Rusia s’e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse më 27 nëntor është dërguar një notë verbale në adresë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, e jo në adresën e UNMIK-ut?. Vë bast se kjo konfimron se Rusia e njeh Kosovën dhe fuqinë e saj ligjore”, shkruan Haradinaj.

- Advertisement -

Ky reagim i ish-ministres erdhi pasi Ambasada e Rusisë në Serbi tha se Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

- Advertisement -

E ky reagim erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot shpalli non grata dy zyrtarë rusë.

Sipas Osmanit, zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit