0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“A mund të ndodhë që edhe Albin Kurti të jap dorëheqje më 14 Nëntor?”

Rekomandime

Shkruan: Bajrush MorinaRaundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ka prodhuar një krizë sa të papritur aq edhe të arsyeshme.

- Advertisement -

Kryeministri i vendit dhe kryetari i partisë në pushtet LSDM, Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe nga kryetari i partisë.Arsyeja: Humbja e zgjedhjeve lokale dhe fitorja në shumicën e komunave të kandidatëve të partive.

Ky është nië gjest teper i lartë demokratik që duhet të jetë shembull per liderët e vendeve të Ballkanit.Por efekti Zaev ka gjasa apo do të duhej të reflektonte edhe në Republikën e Kosovës.

Rezultati i zgjedhjeve të 17 Tetorit e renditi VV-në si parti të vetme në vend pa e fituar asnjë komunë pa balotazh. Kjo nënkupton edhe humbjen e parë te VV-së e Albin Kurtit pas 14 Shkurtit te këtij viti.

- Advertisement -

Nderkaq rezultati i votimeve të 14 nëntorit nëse nuk do ta penalizonte 100% VV-në dhe Albin Kurtin atëherë së paku do ta nxjerrte këtë parti, pra VV-në si partinë me më së paku komuna të fituara në zgjedhjet e fundit lokale në vend.

Kjo humbje eventuale do ta bënte drejtpërdrejt fajtor Albin Kurtin.Por a do të jep dorëheqje Albin Kurti më 14 nëntor në rast të dështimit të madh në zgjedhjet lokale?

- Advertisement -

Një pyetje që mbetet pa përgjijge deri në mbrëmjen e 14 Nëntorit!Por duke e ditur inatin dhe zemërimin e brendshëm shpirtëror të Kurtit mbase kjo edhe mund të pritet.

Aq më tepër kur ai tashmë e ka kuptuar se sa vështirë është të jesh kryeministër dhe sa lehtë është te “shkarravitesh” në rrugë perballë Policisë së Kosovës dhe të “hallakatesh” nëpër Kuvend duke hedhur gazlotësjellës.

Duket se Albin Kurtit më shumë i flen në shpirt roli i dytë opozitar se sa komoditeti në postin e kryeministrit!Të shohim e të presim rezultatin e 14 Nëntorit e vendimin eventual të Albin Kurtit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit