2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vetëm një kastravec në dite dhe do të shihni çudinë

Rekomandime

Fisetini i pranishëm tek kastravecët është identifikuar për rëndësinë e tij në shëndetin e mirë të trurit. Kastravecët përmbajnë gjithashtu fosfor. Mungesa e fosforit lidhet me një rrezik në rritje të sëmundjeve njohëse. Pra, ngrënia e kastravecëve patjetër do ta mbajë trurit tuaj të mprehtë dhe të përqendruar!

Mund të humbni peshë shumë shpejt.
Përmbajtja e lartë e ujit tek kastravecët ju ndihmon të ngopeni shpejtë, duke kontrolluar kështu mbingrënien. Kastraveci nuk përmban yndyra dhe është një frut me pak kalori. Prandaj, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për këdo që përpiqet të humbasë peshë.

- Advertisement -

Rreziku i kancerit do të zvogëlohet.
Fisetini, një flavonoid që ka zgjuar interes të madh në mesin e studiuesve të kancerit, është i pranishëm tek kastravecët. Përveç vetive anti-oksiduese dhe anti-inflamatore të këtij flavonoidi, ai gjithashtu ka qenë i lidhur me zvogëlimin e rrezikut për lloje të veçanta të kancerit.

Tretja do të përmirësohet.
Kastravecët përmbajnë fibra dietike dhe një sasi të mirë uji të cilat ndihmojnë në tretje. Vitaminat tek kastravecët ndihmojnë gjithashtu për të përmirësuar funksionimin e sistemit të tretjes. Konsumimi i një kastraveci çdo ditë mund të zgjidhë probleme që lidhen me lëvizjet e zorrëve.

Lëkura juaj do të jetë më e butë dhe me shkëlqim.

- Advertisement -

Kastravecët e mbajnë trupin të hidratuar gjë që është e dobishme për lëkurën. Për më tepër, ato përmbajnë vitamina B si niacin dhe riboflavin së bashku me vitaminën C dhe zinkun të cilat janë thelbësore për mbajtjen e lëkurës së pastër. Kastravecët gjithashtu përmbajnë acid kafeik i cili lufton acarimin dhe inflamacionin e lëkurës. Lëndët ushqyese të kastravecit ndihmojnë gjithashtu për të luftuar shenjat e plakjes së lëkurës.

Cilësia e flokëve do të përmirësohet dhe nuk do ju bien.
Vitaminat B të pranishme tek kastravecët janë shumë të dobishme për lëkurën e kokës dhe shëndetin e flokëve. Biotina, riboflavina, niacina dhe vitaminat B5, B6 dhe C të gjitha kanë rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve. Ata gjithashtu parandalojnë humbjen e parakohshme të flokëve dhe thinjët.

- Advertisement -

Shëndeti kardiovaskular do të përmirësohet.
Kastravecët përmbajnë kalium, magnez dhe vitaminë K. Këto 3 lëndë ushqyese janë të rëndësishme për funksionimin e duhur të sistemit kardiovaskular.

Vitamina K shërben si një faktor jetësor në mpiksjen e gjakut dhe rregullimin e niveleve të kalciumit në gjak. Nivelet më të ulëta të magnezit dhe kaliumit janë lidhur me presionin e lartë të gjakut. Konsumimi i rregullt i kastravecit ul nivelet e kolesterolit të keq gjithashtu.

Nivelet e sheqerit në gjak do të kontrollohen më mirë.
Kastravecët përmbajnë një gamë të gjerë përbërjesh fenolike, flavonoide dhe triterpene. Sipas studiuesve, marrja e shtuar e kastravecit është shumë premtuese në kontrollimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak.

Kockat do të jenë më të forta.
Kastravecët përmbajnë vitaminë K dhe kalcium, të dyja këto janë thelbësore për kockat më të forta. Vitamina K është zbuluar se zvogëlon rrezikun e frakturave të ko ckave dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në thithjen e kalciumit në kocka.

Shëndeti juaj dentar do të përmirësohet.
Kastravecët përmbajnë molibden dhe fluor, një kombinim që riparon prishjen e dhëmbëve. Përmbajtja e kalciumit është e dobishme edhe për dhëmbët më të fortë./360grade

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit