Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme i ka certifikuar rezultatet për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunave e po ashtu janë publikuar edhe rezultatet e kandidatëve për asamble komunale.
Bazuar në raportin e KQZ-së një numër i tyre nuk kanë arritur të marrin as edhe një votë.
Sipas këtyre raporteve janë 38 kandidatë që iu bëri vaki kjo.
Një numër i madh i kandidatëve janë ankuar se votat e tyre janë manipuluar.
16 kandidatë të NISMA-s Socialdemokrate, nuk e patën në listë as votën e tyre.
Izabella Kamberaj, Vitore Nrejaj, Besart Smajlaj, Rita Bala e Flamur Krelani, në Gjakovë Behram Krasniqi, Venera Ademi, Fitim Azemi, Xhabir Krasniqi, Liridon Menxhiqi dhe Xhevdet Meniqi, në Vushtrri.
Po ashtu Edonita Rashiti e Blerta Ramadani (Shtime), Jaldez Uka (Fushë Kosovë), Kosovare Krasniqi (Kaçanik), Blerina Kastrati (Kamenicë), sipas KQZ-së nuk e morën asnjë votë.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pati në radhët e saj kandidatë që se patën asnjë votë.
11 kandidatët e AAK-së që nuk morën vota: Ermal Haliti, Qendresa Bajra, Valon Asllani, Kastriot Kaqkini, Qazim Thaqi, nga Skenderaj. Besart Kastrati e Ibish Demaku, kandidatë të AAK-së në Drenas nuk morën asnjë votë.
Pa vota dolën edhe kandidatët tjerë të AAK-së Elhame Halili në Dragash, Ismet Halimi Fushë Kosovë, Shqipe Shahini Kaçanik, Rrahman Hasani Mitrovicë.
Kandidatë për asamble pa vota pati edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Në mesin e Vetëvendosjes janë katër kandidatë nuk se patën as votën e tyre në kuti.
Nazli Krasnic, Gazmen Krasniq e Zejnep Zogaj në Mamushë si dhe Albulena Ferizi që garoi në Zubin Potok.
E PDK, i ka shtatë kandidatë. Blerta Hoxha e Agolind Isufaj në Junik dhe Mimoza Hamiti e Ardian Binaku në Obiliq.
Po ashtu edhe Sadri Emini në Kllokot, Vlora Behrami Leposaviq, Njazim Hasani Zubin Potok, dolën pa as edhe një votë.
Gjithashtu edhe kandidatët e tjera nga Aleanca Kosova e Re, Lëvizja për Bashkim por edhe nga partitë e tjera dolën pa asnjë votë.