7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mali i Zi refuzon nismën/ Nuk zemërohet Vuçiç, por tërbohet Rama

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë rolin e ‘qenit të gjahut’ për Aleksandar Vuçiç. Ai ka vendosur të sulmojë apo ironizojë këdo që nuk e pranon nismën serbomadhe të Ballkanit të Hapur.

Pasi ka sulmuar dhe ironizuar disa herë Kosovën, Rama u tërbua pasi Mali i Zi e refuzoi sërish nismën. Rama tha me ironi se Mali i Zi ka vendosur të mos i bashkohet nismës Ballkani i Hapur për shkak se pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

“Ata presin të futen në BE vitin tjetër, këtë gjë ma ka thënë kryeministri. Unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë që po u futën në BE, do të kemi një mbështetës më tepër në BE”, tha Rama.

“Të shohim nëse do të futen në BE apo ajo, unë i uroj vërtet që ta fusin në qershor. Ne nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta fusin në BE, jam i bindur që do ta mbështesë Ballkanin e Hapur se ne na shikon si vende që jemi pak më mbrapa. Nëse nuk e fusin në BE, i kam thënë “bujrum” të vijë te Ballkani i Hapur”.

Vuçiç nuk ishte kaq i tërbuar, edhe pse duhej të ishte ai më i mërzitur me refuzimin e Malit të Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit