Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, e ka denoncuar Amerikën për mbajtjen e Samitit për Demokracinë ku nuk është ftuar Kosova.
100 shtete janë ftuar në këtë samit, por jo edhe Kosova e Rusia, ashtu siç nuk janë ftuar vende tjera si Bjellorusia, Serbia, Siria etj.
Në një deklaratë për Rossiya-24 TV channel, Lavrov ishte i ashpër ndaj Amerikës.
“Samiti për Demokracinë kërkon që të ndajë njerëzit dhe shtetet në demokratike dhe jo-demokratike,” tha Lavrov.
“Si e shoh unë, amerikanët duan të arrijnë maksimumin e lojalitetit që të krijojnë përshtypjen se ka një lëvizje e udhëhequr nga Washingtonit,” – vazhdoi ai.
Lavrovi më tej shtoi se Amerika do të kërkonte që t’i joshte disa prej partnerëve dhe aleatëve strategjikë të Rusisë.