8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Flet “Arusha Shqiptare”, pas fitores me nokaut ndaj Okoth!

Rekomandime

Boksieri me prejardhje nga Shqipëria por që jeton në Amerikë, Reshat Matiti i njohur ndryshe si “Arusha Shqiptare”, e ka mposhtur mbrëmë me nokaut kundërshtarin e tij Dennis Okoth.

- Advertisement -

Ky duel i kishte tetë runde, por “Arushës shqiptare” i mjaftuan vetëm gjashtë runde që ta nokautojë kundërshtarin e tij.

Ai një ditë pas kësaj fitore të madhe, u shpreh shumë i lumtur me meçin e zhvilluar dje dhe falënderon të gjithë që e përkrahen.

“Faleminderit Zot që më ke dhënë fuqinë dhe forcën. Të gjithë atyre që më mbështesin, më dërguan mesazhe, më thirrën dhe më uruan më të mirat, Ju FALEMINDERIT TË GJITHËVE nga zemra. Do të doja t’i kthehesha secilit prej jush mesazhet por nuk arrija dot. Telefoni im nuk pushonte dhe kjo tregon se sa shumë dashuri dhe mbështetje kam.

- Advertisement -

Faleminderit mbështetësve të mi më të mëdhenjve, Prindërit e mi. Ju dua te dyve. Gjithashtu, familja, trajneri, miqtë, tifozët dhe sponsorët e mi. Nuk mund ta bëja këtë pa të gjithë ju. FALEMINDERIT”, u shpreh Mati.

Kujtojmë se boksieri shqiptar ka 9 fitore, 7 me nokaut, 0 humbje e asnjë barazim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit