0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Energji e madhe në Prishtinë”, Grenell njofton se ndodhet në Kosovë

Rekomandime

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka mbërritur në Kosovë.

Grenell ka publikuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram, ku njofton se aktualisht ndodhet në Prishtinë.

- Advertisement -

Grenell ka shkruar se po ndjen një energji të mirë në Prishtinë.

“Ka një energji të madhe në Prishtinë, mund ta ndjeni” ka shkruar shkurt Grenell.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

- Advertisement -

Kujtojmë se gjatë vizitës në Shqipëri, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje e priti Grenellin në zyrën e tij.

Meta shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

- Advertisement -

“Është gjithmonë kënaqësi ta kem Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Meta në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit