Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, ka premtuar mbi 1 milion euro për bujqësinë e Klinës në katër vitet e ardhshme.
Raci ka thënë se Komuna e Klinës do u bëhet krah pune bujqve të vyeshëm dhe me grante investive e subvencione do ta përkrahim tërë zinxhirin e prodhimit dhe nënsektorët me potencial zhvillimor.
“Bujqësia, blegtoria dhe agroturizmi do të jenë prioritete në qeverisjen time për zhvillimin e fshatrave të Klinës.
Komuna e Klinës do u bëhet krah pune bujqve të vyeshëm dhe me grante investive e subvencione do ta përkrahim tërë zinxhirin e prodhimit dhe nënsektorët me potencial zhvillimor.
Mbi 1 milion euro do të jetë përkrahja direke e Komunës së Klinës për bujqësinë në katër vitet e qeverisjes sime.
Fermerët e ndershëm dhe punëtorë të Klinës do të kenë përkrahje meritore. Me investime në bujqësi, blegtori dhe agroturizëm ne do të gjenerojmë vende të reja të punës.
Bashkë për zhvillimin e fshatrave dhe Klinës sonë!”, ka shkruar Raci.