Kryeministri, Albin Kurti, ka lavdëruar këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke thënë se ajo është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.
“Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja me e famshme ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim. Urime për çmimin tuaj. Jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju”, ka shkruar Kurt.
Kujtojmë se Dua Lipa ka fituar çmimin e lidershipit nga Këshilli Atlantik.
“Përfituesit e çmimeve të lidershipit 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike”, u shpreh Frederick Kempe, president i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.