“Isa Mustafa premtoi. Nuk e bëri. Dështoi”.
Me këtë fushatë kundër Isa Mustafës, Astrit Salihu i Partisë Demokratike të Kosovës e synoi postin e kryetarit të Prishtinës në nëntor të vitit 2009.
Por, kjo mënyrë e sfidimit të rivalit nuk i solli sukses profesorit të filozofisë.
Megjithëkëtë kjo ishte nga format e promovimit më ndryshe të njerëzve në pozita, ose atyre që synonin të merrnin të reja.
Ismet Beqiri i LDK-së e pati marrë rolin e këngëtarit me grupin “Aurora” derisa ishte në mandatin e dytë në krye të Prishtinës në vitin 2007.
Si “Aurora” për Beqirin, motrat Bushi i kushtuan këngë politikanit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekajt, i cili e synonte edhe një mandat në krye të Gjakovës
Jo me muzikë, por kandidatët e Aleancës Kosova e Re i përvishen mëngët me sloganin “Ne kryejmë punë”.
Ndërsa atëbotë partia më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës, zgjodhi të promovojë veten me simbolikën e forcës.
Kjo ide mori shumë komente, derisa Lutfi Haziri i LDK-së e kishte një paralajmërim.
Në ndërkohë që lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte zgjedhur të ironizonte me spotin.
E dy vjet më vonë, edhe Kurti ka zgjedhur që të bëjë një spot duke luajtur biliardo për ta mbështetur Arben Vitinë në garën për Prishtinën.
Megjithatë, Klan Kosova mori vesh se kryeministri aktual nuk është se ia ka fort zanat këtij sporti.
E njeriu që Albin Kurti po e mbështet në fushatë, por po e mposht në lojën e biliardos, nuk është se po kursehet nga ironizomi i rivalit Përparim Rama.