Aktivisti Rron Gjinovci, ka vazhduar ironizmin me Lëvizjen Vetëvendosje pas rezultatit të mbrëmshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Gjinovci ka publikuar një fotografi me mbishkrimin ‘’ Pas humbjes së regjimit diktatorial, dielli lindi përsëri’’, duke lënë të nënkuptohet se mbishkrimi aludon në humbjen e Vetëvendosjes, pasi doli fituese në vetëm 4 komuna.
Ai kishte reaguar edhe më herët duke thënë se kjo parti ka nevojë për reforma, dhe tani është koha e duhur për të filluar ato.
‘’ Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje.
Duhet me kuptu partija që 50%-shi nuk eshte/ishte rezultat i punes se organizates dhe aktivisteve, po i rrethanave politike te asaj kohe kur ka ndodhë.
Organizata qe nuk mundet me kapitalizu ate situate dhe ato rrethana, pra 50%-shin, me e absorbu tpakten ni pjesë të madhe të tij, i bjen që eshte jashtezakonisht e pastrukturume dhe e pafuqishme, si rrjedhim i duhet reformim i thellë. 3 vjet para zgjedhjeve të ardhshme, eshte koha perfekte per me nise reformen’’, kishte shkruar Gjinovci.