Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja.’ Kështu është shprehur Melihate Tërmkolli sot në një status në Facebook.
“Kur ia vunë kapakun të keqes, PDK, LDK e AAK, qytetarët e Kosovës në Zgjedhjet Nacionale, 2021, e votuan Albinin dhe i “rrëzuan” gjithë të tjerët.
Kur Albini i ofendoi e po i nëpërkëmbë rëndë qytetarët e Kosovës me arrogancën e fodullëkun e tij, shqiptarët e “rrëzuan përtokë” në këto zgjedhje lokale.”, ka argumentuar Tërmkolli.
“Populli po godet, “drejt e krejt”, majtas e djathtas, kushdo që i del para me punë të mbrapshta.
Vota është e qytetarit, ai të voton ai të “rrëzon”. Nuk pret më vite e dekada!
Po nuk ndërroi kurs politik Albin Kurti, në pranverën që vjen mund të kemi zgjedhje të reja nacionale.
Me krejt diçka të re!”, ka paralajmëruar Tërmkolli, një ndër emrat e njohur të politikës para dhe pas Iuftës.