2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“E plagosi veten aksidentalisht Hashim Thaçi e sot merr pension invalidor pa qenë kurrë në luftë”

Rekomandime

Për krimin e korrupsionin i cili është instaluar në institucionet e Kosovës që nga paslufta, ka folur edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se krimi dhe korrupsioni, me një fjalë hajnia e instaluar në pushtet dhe në kulturën institucionale nga viti 1999 e deri më tani, nuk mundet me u largua menjëherë.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo nuk largohet shpejt dhe duhet kohë e punë serioze për të pastruar shteti nga krimi i organizuar dhe nga ndikimi i politikanëve e komandantëve të korruptuar.

Miftari shprehet se duhet një pastrim i thellë, me vite punë dhe pa u ndaluar, pasi konsideron se, i tërë sistemi i shtetit është i kalbur dhe i korruptuar, madje shton se edhe sot manipulohet nga ish-pushtetarët e pasur.

Ish-eprori i UÇK-së i bëri këto deklarata duke komentuar edhe numrin e madh të veteranëve për të cilin thotë se mbi 70% që marrin pension nuk kanë qenë kurrë në luftë.

- Advertisement -

“Tashmë është mëse e qartë dhe e vërtetë se mbi 70% të të ashtuquajturve luftëtarë-veteranë, që sot marrin edhe një lloj pensioni, nuk kanë qenë në luftë kurrë, pra janë luftëtar të rrejshëm, luftëtarë politik të partive politike dhe luftëtarë të 3.400 eurove që ju kanë dhënë mafias së komandantëve për t’i bërë luftëtarë pa qenë kurrë në luftë”, shprehet Miftari.

Ai pohon se, rekomandimi i BE-së rreth listës së veteranëve nuk është i ri, pasi sipas tij, ishte edhe më parë një kërkesë e tillë, por edhe riverifikimi i sërishëm i veteranëve merr kohë dhe normal që me një gjyqësi e prokurori e cila është edhe vetë pjesë e krimit të organizuar, nuk mund të arrihet tani, duke shtuar se, aty ata gjyqtarë dhe prokurorë janë vendos në stilin e Adem Grabovcit e Prontos.

- Advertisement -

“Tash për tash, nuk pres ndonjë ndryshim në këtë drejtim derisa nuk pastrohet vetë prokuroria e gjyqësia nga ndikimi i “komandantëve” politik. Pra vetëm pas ndonjë VETINGU gjithëpërfshirës mund të ndodhë një hetim dhe pastrim serioz për mbi 70% të luftëtarëve dhe veteranëve të rrejshëm që janë sot në listat e pensioneve”, shprehet Miftari.

Ai thotë se edhe H. Th. nga Broja, që në bazë të inicialeve flet për Hashim Thaçin, merr pension invalidor, por plaga e tij nuk është plagë lufte, por plagë gjahu, i plagosur aksidentalisht në vitin 1982.

“Duke mos llogaritë as invalidët e rrejshëm, për shembull H. Th. nga Broja merr pension invalidor kinse i luftës edhe pse nuk ka qenë fare në luftë dhe “plagën” që e ka kinse të luftës e ka nga viti 1982 kur gjatë gjahut plagosi veten aksidentalisht, kurse sot ajo plagë e shkaktuar nga çiftja e tij e gjahut rezulton se u plagos nga PRAGA 30 mmm Serbe, ose kemi dhjetëra raste kur e ka lënduar lopa, apo në mal ka vjedhur dru janë lënduar dhe pas luftës, ato plagë quhen kinse “plagë të luftës”, plagë kinse të frontit pa qenë kurrë në front që ju kanë shkaktuar kinse nga forcat serbe e nga armët serbe”, përfundon Naim Miftari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit