Rruga “Bedri Mustafa” në Klinë, ishte asfaltuar në kohën e fushatës zgjedhore të muajit të kaluar.
Por e njëjta pas disa dite ishte shembur teksa banorët e zonës po ankohen se punimet nuk u bënë si duhet.
Ka të tjerë që fajin ia lënë pikërisht zgjedhjeve dhe sipas tyre puna u bë me nguti.
Por nga Komuna e Klinës, nuk pohuan e as mohuan nëse projekti u zbatua shkaku i fushatës por konfirmuan se rruga do të rregullohet nga operatori, meqë është në fazën e garancisë.