1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Vjosa Osmani i ka thënë Lumir Abdixhikut “Unë të nxjerri jashtë prej takimit””

Rekomandime

Gazetari Parim Olluri ka thënë se opozita është duke u treguar shumë e heshtur dhe e butë karshi pushtetit. E si argument për këtë rrëfeu një ngjarje që ka ndodhur gjatë një takimi në Presidencë.

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani kishte mbledhur kryetarët e partive poliitke për të diskutuar rreth shtyrjes së zgjedhejve lokale.

E gjatë diskutimeve, Olluri thotë se Osmani i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i thënë se “unë të qes jashtë prej takimit “.

“Ne e dimë që ka qenë një skandal kur presidentja ka thirrur një takim (për shterjen e zgjedhjeve) me kryetarët e partive politike. Ajo që ka ndodh aty ka qenë skandaloze, kam pritur një rebelim nga kryetar i opozitës, sepse ka pretendime se është kryeopozitari. Në atë takim, njerëz që kanë qenë brenda thonë se, Vjosa Osmani i ka thënë Lumir Abdixhikut ‘unë të qes jashtë prej takimit’”, është shprehur Olluri.

- Advertisement -

Tutje, Olluri tha se ndaj kësaj qasje, ka pritur që kryeopozitari minimalish të rebelohej.

“Në momentin kur është diskutuar shtyerja e zgjedhjeve, kur presidentja i thotë kryetarit të opozitës kështu, unë pres prej një kryetari i një partie opozitare, minimumi, të jesh rebel ndaj kësaj qeverie. Si mundesh me qenë i heshtur, i butë, pas kërcënimit nga presidentja”, shtoi Olluri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit