2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buxhovi ndez aIarmin për shqiptarët/ Nëse ndodhë kjo, i hapen dyert Serbisë së Madhe

Rekomandime

Historiani Jusuf Buxhovi, në një intervistë të dhënë ka komentuar temën për korrigjimin e kufijve, temë të cilën deri në momentin e fundit të dorëheqjes nga posti i presidentit, Hashim Thaçi tentoi ta realizojë më bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Korrigjimi i kufijve, ashtu si doli dhe si po rrjedhin punët, pra si nismë e Presidentit (nga ndonjë shtysë e jashtme ose për t’i ikur Hagës krejt një), sfidon shtetin e Kosovës si dhe konsolidimin e tij nga brenda, pra nga presidenti që është i obliguar me kushtetutë të mbrojë! Pavarësisht atyre që sot thuhen, edhe nga Uashingtoni (të shumtën nga lobi serb brenda qeverisë së Trampit) rreth domosdosë, që Kosova të arrijë “një pajtim historik me Serbinë” e të ngjashme që edhe mund të duken të kapshme për nomenklaturat e caktuara ndërkombëtare, hapja e bisedimeve të tilla me Beogradin si dhe mënyra si ato po zhvillohen (nën plaf dhe pa platformë parlamentare e sidomos pa praninë e faktorit ndërkombëtar), e gjitha duket se është pjesë e platformës serbo-ruse për ta kthyer çështjen e shtetit të Kosovës te një “pikë zëro”, pra që t’i kontestohet legjitimiteti dhe mundësisht edhe statusi, me çka hapen çështjet që atë e kthejnë në pazar një përpjekje shekullore që u kurorëzua edhe me ndihmën e Perëndimorëve, të cilët hodhën edhe bomba që atë ta nxjerrin nga pushtimi serb”, është shprehur Buxhovi.

- Advertisement -

Sipas tij, nëse ndodhë korrigjimi i kufijve, atëherë ia hap dyert Serbisë së Madhe.

“Ajo që mund të ketë pasoja edhe më të rënda për vetë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe rajonin madje, është se Serbia, po qe se do t’ia del që ta rishikojë statusin e Kosovës me anën “e korrigjimeve” të cilave assesi nuk mund t’u besohet kur dihen dredhitë e tyre, atëherë ia hap dyert Serbisë së Madhe, që domodoshmërisht prek Bosnjën dhe Malin e Zi, po edhe Maqedoninë, paçka se Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe pritet që së shpejti këtë ta arrijë edhe Maqedonia”, thekson Buxhovi.

Më tej, ai ka thënë se pasojat do të jenë më të dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi në rast të rishikimit të kufijve të Ballkanit.

- Advertisement -

“Sado që domino efekti mund të elaborohet shumë e shumë, por pasojat do të jenë më të dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, ngaqë apetite e Beogradit, historikisht shkojnë me rritjen e apetiteve të Moskës për zgjerim të ndikimit në rajon dhe më gjerë, siç shkojnë edhe ato të Grekëve, që mund të destabilizojnë edhe Shqipërinë me anën e autonomisë së Vori Epirit dhe të ngjashme”, ka deklaruar historiani Jusuf Buxhovi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit