Peshkopi ortodoks serb i Dyseldorfit dhe i tërë Gjermanisë, Grigorije Duriq, ka bërë të ditur se ka pritur Viola von Cramonin, deputete e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve.
Sipas një deklarate për media, peshkopi Grigorije e informoi eurodeputeten për funksionimin e Dioqezës së Dyseldorfit dhe Gjermanisë dhe komuniteteve të shumta të saj, sfidat në arritjen e një pozicioni më të mirë juridik të Dioqezës dhe angazhimin në dialogun ndërfetar brenda shoqërisë gjermane, raporton N1.
Bëhet e ditur se Ggatë takimit, peshkopi Grigorije dhe von Cramon i kushtuan vëmendje të veçantë vizitës së saj të fundit në Manastirin e Deçanit, tpërcjellë Kosovo Online.
Poashtu, në deklaratë theksohet që peshkopi serb t’i ketë kërkuar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian që të bëjë përpjekje me kolegët eurodeputetë për siç thuhet “ t`iu mundësuar autoriteteve në Prishtinë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016, i cili do t`ia kthente Manastirit pothuajse 24 hektarë tokë”.