11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kryhet një operacion i rrallë në klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK

Rekomandime

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ekipi operator i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë kanë kryer një operacion të rrallë.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, thuhet se në këtë operacion i është hequr një pacienti një tumor i përmasave  36cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë.

“Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit