Deputeti i LVV-së e quan Lumir Abdixhikun praktikant të Albin Kurtit

0
173

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexha e ka quajtur praktikant e imitues të thjeshtë Lumir Abdixhikun të Albin Kurtit.

Rexha në emisionin “Debat Plus”, ka komentuar deklaratat e Abdixhikut ku akuzonte LVV-në për qeverisjen e saj.

“Lexojani letrat e tij, e dëgjojani fjalimet e tij, i ka të njëjta me Albin Kurti, mirëpo imitimet nuk ecin në popull”, është shprehur ai.

“Z.Abdixhiku po përpiqet me paraqit figurën e Kurtit, njëjtë si LDK-ja figurën e Isa Mustafës, por me këtë diskurs që ja bënë Kurtit, sidomos gjatë artikulimit në Kuvend, është një imitues i thjeshtë i Z.Kurtit, madje as ne deputetët e LVV-së, që jemi ndjekës të rregullt të Kurtit, nuk e imitojmë aq mirë”, ka shtuar ai shkruan gazetaDemos.