2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tahiri: Haradinaj nuk e takoi për qejf Radoiçiqin por për politikë, kemi qenë në Qeveri

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk e ka takuar me dëshirë Milan Radoiçiqin, por për shkak të politikës.

Tahiri në Infobox të RTV Dukagjinit ka thënë se Haradinaj në atë kohë ka qenë kryeministër, ndërkaq i ka takuar të gjithë politikanët, edhe ata të Listës Serbe.

- Advertisement -

Madje, Tahiri tha se takimi nuk ka qenë për biznes por për politikë.

“Zotëri Haradinaj, kur e ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe e ka takuar në zyrën e tij, kurrkush nuk e ka shty me zor ta bëj atë fotografi e me qit. Ka mujt me mbajt atë takim edhe me mbyll takimin. Ai i ka takuar të gjithë politikanët, por nuk i kanë vendosur fotografitë, e ka takuar se është përfaqësues i një partie politike. Ramush Haradinaj tybe nuk e ka taku Milan Radoiçiqin, se i ka tre vëllezër në varr, nja shtatë plagë në trup edhe nja shtatë vjet në burg, jo për tendera, por për luftë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tybe për qejf nuk është takuar me Milan Radoiçiqin, e as për biznes as për kurrgjë. Për politikë, sepse kemi qenë në Qeveri, siç është sot me Listën Serbe Albin Kurti, e ka Goran Rakiqin ministër të vet, sot votojnë Lista Serbe me shumicën parlamentare, veç të kuptohemi”, u shpreh Tahiri.

Ndryshe, në vitin 2018, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ishte kritikuar për takimin me Milan Radojiçiq, i cili në atë kohë ishte zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe.

- Advertisement -

Kjo temë është riaktualizuar tash kur Departamenti i Thesarit të SHBA-së i ka futur në listë të sanksioneve, ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviqin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit