-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ish zëvendësi i Tahir Zemajt i reagon ashpër Xhavit Halitit: Qen bir qeni, e dimë se keni luftuar për me u pasuru

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti i ka thënë Ramush Haradinajt se nëse ai i kthen 200 hektarë tokë shtetit të cilat Hardinaj i kishte blerë me çmimin prej vetëm 3 eurosh, atëherë edhe shteti do t’ia kthente 70 mijë euro.

E kjo përplasje mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur reagimin edhe të deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

- Advertisement -

Sipas Halitit, edhe po t’i falte shteti 500 hektarë tokë Haradinajt, nuk bëhet asgjë.

“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200 po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, ka thënë Xhavit Haliti, i cili i ka dal në mbësthetje Haradinajt.

E ndaj deklaratës së Xhavit Halitit ka reaguar major, Nazif Ramabaja, ish zëvendës i kolonel Tahir Zemajt.

- Advertisement -

“Mafia me mafinë qen bir qeni, e dimë se keni luftuar për me u pasurue. Pra të gjithë ushtarët ne ti marin nga 200 hektar tokë sepse ata kanë luftue me zemër dhe pa asnjë interes, të gjitha meritat ju takojnë ushtarëve të ndershëm që luftuan për atdhe dhe jo atyre që plaqkitën”, ka shkruar në reagimin e tij major, Nazif Ramabaja.

Kujtojmë se Kurti dhe Haradinaj u përplasen gjatë seancës së Kuvendit.

- Advertisement -

“Këta janë lot krokodili, prandaj këta pronarë të mëdhenj të tokave nuk janë as të sinqertë e as seriozë. Konkretisht meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u e të mërdhihemi, e kam një propozim tjetër, deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet ata 200 hektarë, e na ia kthejmë 70 mijë euro”, ka thënë Kurti.

E Ramush Haradinaj e pranoi se e ka blerë tokën, për të cilën ka thënë se ka qenë e babait të tij.

“Kurti sa herë po dëshiron me u fsheh prej pa zotësisë së tij, po thotë Ramush i ke ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtet me ligje të Kosovës, kohë të OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e kam rible tokën e babës dhe është në katundin tim, është në Gllogjan”, deklaroi Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit