3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Haradinaj: Kurti të mos fshehet, është në koalicion me Listën Serbe

Rekomandime

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është në koalicion me Listën Serbe.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit, “të mos fshehet sepse po hetohet se është në koalicion me Listën Serbe”.

- Advertisement -

Duke folur për dialogun, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që t’i bëjë Presidentit të ShBA’së, Joe Biden, kërkesë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

“I bëj thirrje Kurtit të mos fshehet sepse po hetohet se është në koalicion me Listën Serbe. Pra, të mos frikësohet nga koalicioni me Listën Serbe, por t’i del përballë çështjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, që i bjen t’i drejtohet presidentit të Amerikës me kërkesë për marrëveshjen finale. Kjo mënyrë e qasjes së Kurtit ndaj dialogut, duke provu me na bind se ky nuk e implementon Asociacionin, e në të njejtën kohë implementon buxhet me Listën Serbe, pa Ligjin për Paga dhe pa buxhetimin e plotë projketeve të rëndësishme për vendin, nuk vlen. Pra, kryeministri Kurti duke u nxitu me votu Ligjin për Buxhetin, pa Ligjin për Paga e më ndihmën e Listës Serbe, ju siguroj se po i ndihmon agjendës së Serbisë”, ka thënë Haradinaj./Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit