Një ngjarje e paparë ka ndodhur në tregun e Beogradit ku një shitëse godet policen dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.
Në media qarkulloi edhe video e këtij momenti, që tregon se policja për një kohë të gjatë nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes që mori.
Deri te ngjarja siç raportohet erdhi pasi policja komunale i kërkoi shitëses të largohej nga tregu.
Siç shihet në pamje shitësja iu përgjigj se ka fëmijë për të mbajtur dhe nuk mund ta bëjë. Kur gjërat u përkeqësuan, siç shihet në video, shitësja eskalon duke e goditur policën.
Raportohet se më pas ajo u arrestua.