2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Daçiq: Nuk po e ndryshojmë Kushtetutën për Kosovën sepse për të duhen ndryshime të mëdha

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, ka deklaruar se do të ketë kandidat të përbashkët me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa për parlamentin dhe për zgjedhjet lokale “nuk do të jetë kështu”.

“Nëse unë do të kandidoj (në zgjedhjet presidenciale), do të sillnim ndarje në elektorat dhe kjo do të kontribuonte në destabilizimin dhe do të jepte mesazhin e gabuar, kështu që është e panevojshme”, tha Daçiqi.

- Advertisement -

Ai shtoi se SPS-ja, e cila është partneri i koalicionit i qeverisë SNS të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë të bashkëpunojë me atë parti edhe pas zgjedhjeve.

“Në politikë nuk ka dashuri, por vetëm aq sa kujt i nevojiteni, dhe i nevojiteni aq sa jeni të fortë”, tha kreu i SPS-së.

Zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe të Beogradit, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, do të mbahen më 3 prill 2022. Zgjedhjet për presidencën e Serbisë do të shpallen më 2 mars.

- Advertisement -

Daçiqi u ka bërë thirrje qytetarëve të Serbisë që të dalin në referendumin e janarit dhe të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, sepse është specifikuar saktësisht se çfarë do të ndryshojë.

“Në Kushtetutë ndryshohet vetëm pjesa për drejtësinë. Po çfarë Kosove, ajo është në preambulë, dhe për këtë do të duhej të ndryshonin shumë gjëra. Këtu mund të shihni saktësisht se çfarë po ndryshon, e kjo është se parlamenti nuk zgjedh më gjyqtarë dhe prokurorë, por ata zgjidhen nga organe të pavarura, sepse konsiderohet se është progres në seksionin e sundimit të ligjit”, tha Daçiqi.

- Advertisement -

Më 16 janar 2022, qytetarët e Serbisë do të deklarojnë “po” ose “jo” në referendum për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

Në referendumin e 16 janarit, qytetarët e Serbisë do të votojnë për ndryshimet në Kushtetutë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin. Sipas njoftimeve të ministres së Drejtësisë, Maja Popoviq, ndryshimet duhet ta përjashtojnë politikën nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është të arrihet një gjyqësor i pavarur pa ndikim politik dhe sundim të ligjit.

Në të njëjtën kohë, këto janë kushte kyçe për përparimin në integrimet evropiane dhe anëtarësimin e Serbisë në BE.

Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve serbe, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit