Driton Selmanaj ka thënë se Albin Kurti do ta rrëzoj veten, madje vitin e ardhshëm për shkak të pazotësisë për tu përballur me tema të mëdha.
Deputeti i LDK-së tha në ATV se kryeministri aktual nuk guxon ta mbyll dialogun i vetëm.
“Këta kanë me e rrëzu veten nga frika e këtij përfundimi që mund tu vij pas disa vitesh, këta kanë me e rrëzu veten për shkak të pazotësisë për me u ballafaqu me tema të mëdha. Albin Kurti si i vetëm nuk mund ta mbyll temën e dialogut me Serbinë, edhe pse i ka votat”, ka thënë Selmanaj në Context.
“Jo që ai nuk don, por nuk guxon. Fatkeqësisht po më duket se në vitin e ardhshëm (do ta rrëzoj veten), kam dëshirë ta shoh më gjatë. Sepse sa më gjatë që qëndrojnë këta, dekonspirohen të tërit”, tha ndër të tjerash deputeti i LDK-së.