3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Qeveri ma t’mirë kurrë s’ka me pasë”/ Çun Lajçi flet për arrestimin e ryshfetxhinjve dhe haraçegjinjve

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, thotë se qeveri ma të mirë sesa kjo qeveria Kurti kurrë s’ka me pasë.

Kjo për shkak se, sipas tij se po burgosen ryshfetxhinjtë dhe haraçexhinjtë.

- Advertisement -

Lajçi në një postmi në facebook, shkruan edhe për një pushtetar që sipas tij, ishte gjithçka për 20 vjet, e tash ka mbetur pa pushtet i cili ka thënë se qeveri ma të poshtër se kjo s’ka me pasë ma.

Reagimi i plotë:

Telalli

- Advertisement -

Nji analiste, që s’e mora vesh çka ishte e pse ishte, kishte shkrua ”kosovarët po asimilohen në arab”!

Nji protestues, që s’njeh tjetër anmik pos Albinit, i vjerri do batanie para Qeverisë dhe s’di, e ndrroi flamurin e vet a Qeverisë ia nxiu fytyrën?

- Advertisement -

Nji pushtetar, që ishte gjithçka për 20 vjet, por që tash ka mbetë pa nishanat e pushtetit, bani be se Qeveri ma t’poshtër se kjo s’ka pasë e s’ka me pasë!

Nji ministreshë tha rrini n’terr se ndoshta nxeheni n’krevet e na e shtoni kombin!

Artisti i vuni kapak: kosovarët janë veç dardan e nuk bahën turq as katolik, por shqiptarë qyshë i bani nana!

Rrini shlirë se s’vonon e vjen pranvera e dielli ka me rrezitë edhe pa rrymë e Serbia ka me na njoftë edhe pa asociacionin!

Vallahi deri sa ryshfetxhijtë e haraçxhijtë po futën n’biruca, Qeveri ma t’mirë kurrë s’ka me pasë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit