Analistët flasin për marrëveshjet që Rama nënshkroi me VuçiqinA po ia kthen Rama shpinën Kosovës?
Javën që po lëmë, pas liderët e “Ballkanit të Hapur”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nënshkruan marrëveshje të reja që, siç thanë, kanë për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal.
Ky takim u mbajt në Tiranë më 21 dhjetor, ku liderët nënshkruan marrëveshje për heqjen e lejes së punës, atë për lehtësimin e import-eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe për veterinarinë.
Menjëhere pas nënshkrimit të marrëveshjes, në një konferencë për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha detaje të reja lidhur me marrëveshjet e arritura.
Ai tha se qytetarët e të tria vendeve do të kenë “qasje të menjëhershme dhe të barabartë për lejen e punës dhe të qëndrimit”.
Sipas Ramës, marrëveshja për sistemin e integruar elekronik të shërbimeve, do t’i hapë rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët elektronik për t’iu “dhënë mundësi të gjithë qytetarëve që duan të marrin shërbime të caktuara – duke filluar nga aplikimet për t’u regjistruar si të pranishëm në vendin tjetër – pa lëvizur nga vendndodhja e tyre”.
Ndërkaq, marrëveshja e fundit, sipas Ramës përfshin një sërë pikash, që kanë të bëjnë me lehtësimet në eksporte dhe importe.