2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Delegacioni erdhi, por çka ndodhi me njohjen e paralajmëruar nga Pacolli?!

Rekomandime

Delagacioni i shtetit që ishte paralajmëruar se do ta njoh Kosovën, ka vizituar vendin javën e fundit.

Ky delegacion është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

- Advertisement -

Kështu kanë thënë burime të Gazeta Blic nga Qeveria e Kosovës.

“Delegacioni i këtij shteti ka qëndruar në Kosovë gjatë javës së kaluar. Delegacioni ka takuar zyrtarë të lartë shtetëror, përfshirë ministren e jashtme, Donika Gërvalla”, ka treguar ky burim.

Sipas këtij burimi ka edhe një arsye të fortë pse ardhja e këtij delegacioni është mbajtur i fshehtë dhe largë mediave.

- Advertisement -

“Nuk është bërë mediatike, derisa nuk sillet nota verbale…..”, ka shtuar ky burim.

Gazeta Blic ka nisur disa pyetje në adresë të zytrarëve të minsitrisë së Punëve të Jashtme por që nuk ka marrë përgjigje.

- Advertisement -

Ndryshe Behgjet Pacolli me herët i ka thënë redaksisë se sa i përket njohjes ‘në ardhje’ ai tashmë e ka kryerë punën e tij.

Pacolli nuk ka folur shumë për këtë duke rekomanduar se për këtë duhet të pyetet në MPJ ose në Qeverinë e Kosovës.

“Unë e kam takuar delegacionin … me institucionet e Kosovës “, ka thënë Pacolli ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit