Të hënën në Teheran të Iranit është organizuar një memorial për nder të gjeneralit Qassen Soleimann.
Soleiman u vr*a nga një sulm me dron amerikan në Irak në vitin 2020, e presidenti i këtij shteti fajin po ja vë, presidentit të atëhershëm të Amerikës, Donald Trump:
”Presidenti i atëhershëm i Amerikës, i cili është agresori kryesor, vr*asësi dhe krimineli, duhet të ndiqet dhe të VRlTET. Dënimi i Zotit duhet të ekzekutohet kundër tij”.
”Po u them të gjithë liderëve amerikanë, mos dyshoni se dora e hakmarrjes do të dalë nga mëngët e umetit”, shtoi ai.
Kjo ngjarje ka venë në pah tensionet në Lindjen e Mesme, e cila është e tronditur nga vendimi i Trump, i vitit 2018 për të tërhequr në mënyrë të njëanshme Amerikën nga një marrëveshje që synon kufizimin e programit bërthamor të Teheranit.