3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ndërron jetë gazetari Hysni Syla pasi u godit nga vetura në Mitrovicë

Rekomandime

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti “ në Mitrovicë.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

- Advertisement -

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit