-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Macron paralajmëron Putinin: Kostoja për Rusinë do të jetë shumë e lartë, nëse suImon Ukrainën

Rekomandime

Ekziston një unitet shumë i fortë midis Francës dhe Gjermanisë në përpjekje për të zbutur tensionet mbi krizën e sigurisë Rusi-Ukrainë.

Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz në Gjermani.

- Advertisement -

Ai theksoi se në rast të një suImi, përgjigja do të jetë aty dhe kostoja për Rusinë do të jetë shumë e lartë.

“Ne po përgatisim njëkohësisht reagimin dhe përgjigjen e përbashkët në rast suImi,” theksoi ai, duke pohuar se Perëndimi ishte i bashkuar dhe duke përsëritur thirrjen e tij të përbashkët për de-përshkallëzimin e tensioneve.

- Advertisement -

Macron konfirmoi se do të flasë me telefon me presidentin rus Vladimir Putin të premten, gjë që ëhstë konfirmuar po ashtu edhe nga Kremlini. Presidenti francez u shpreh se do të propozojë një “hartë rrugore për de-përshkallëzimin” në ditët e ardhshme.

Parisi do të presë gjithashtu një takim të këshilltarëve të lartë nga Gjermania, Rusia dhe Ukraina të mërkurën, në përpjekje për ringjalljen e dialogut që filloi në vitin 2015.

- Advertisement -

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë marrë masa për të mbrojtur furnizimet evropiane me gaz nëse Rusia vendos t’i ndërpresë ato, nëse konflikti shpërthen në Ukrainë, tha Uashingtoni të martën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit