-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kjo ishte marrëveshja Kosovë – Serbi e nënshkruar më 2014 për vizitat zyrtare

Rekomandime

Në fund të vitit 2021 kemi parë se shumë vizita nga zyrtarët e Kosovës dhe atyre të Serbisë i është ndaluar hyrja në kufi.

Për të gjashtën herë, Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Po ashtu Ministres se Punës në Serbi, Darija Kisiç-Tepavçeviç i është refuzuar hyrja në Kosovë ajo është kthyer nga Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

Por një praktike të njëjtët kanë përdorur edhe Autoritetet serbe të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e ministrave të Qeverisë së Kosovs, të cilët kishin në agjendë vizitat në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Në këtë delegacion ishin ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati , ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ndryshe lidhur me këto zhvillime dhe vizitat e ndërsjella mes të dyja shteteve, përmbajtja e mëposhtme tregon më së miri marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut teknik më 2014.

- Advertisement -

Marrëveshjet për vizita zyrtare

Palët përkatëse do të njoftojnë palën tjetër rreth vizitave të zyrtarëve të tyre. Njoftimet do të bëhen sipas mënyrës në vijim:

- Advertisement -

– Institucioni që bën kërkesën do të dërgojë njoftimin drejtpërdrejtë tek ZN-ja e palës se ku do të zhvillohet vizita, duke dërguar një kopje (cc) për ZN-në e palës kërkuese për vizitë. ZN-ja e cila ka pranuar njoftimin do ta konfirmojë menjëherë pranimin.

– Nëse në afatin e caktuar (në varësi të kategorisë, si më poshtë) nuk ka përgjigje atëherë vizita konsiderohet e miratuar.

– Nëse janë ngritur kundërshtime në lidhje me afatin e dhënë ato duhet t’i komunikohen direkt ZN-së së palës që ka dërguar njoftimin. BE-së (Delegacioni i BE-së në Beograd ashtu dhe zyra e PSBE-së në Prishtinë) do të përfshihen (cc) në komunikim dhe do të krijohen lehtësira nëse ka nevojë.

Njoftimi është i nevojshëm për kategoritë e mëposhtme të zyrtarëve:

a.) Grupi i parë përbëhet nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat,kryetari i kuvendit dhe ministrat e punëve të brendshme, punëve të jashtme dhe të mbrojtjes. Për këtë kategori, njoftimi duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara dhe çdo vërejtje duhet të ngrihet brenda 48 orëve të para.

b.) Grupi i dytë përbëhet nga të gjitha ministrat tjerë, nënkryetarët e kuvendit, drejtorët e zyrave qeveritare dhe agjencive të ndërlidhura me siguri, kryetarët e gjykatave kushtetuese dhe supreme, prokurori i shtetit si dhe të gjithë personat tjerë, të tillë si udhëheqësit fetarë që janë nën regjimin e mbrojtjes së afërt. Për këtë kategori njoftimi duhet të bëhet të paktën 48 orë përpara dhe çdo vërejtje duhet të ngrihet brenda 24 orëve të para.

Një zyrtar do të emërohet nga secila palë që do të ketë qasje të rregullt dhe të thjeshtuar në palën tjetër dhe për të cilët palët do të japin vetëm informacione logjistike, në mënyrë që të lehtësojë përgatitjen e vizitave. Vizitat e këtyre zyrtarëve do të zhvillohen në një mënyrë që nxit procesin e normalizimit të marrëdhënieve ose kontribuon në punën e përgjithshme në kontekstin e Dialogut të Lehtësuar të BE-së.

Afatet rrjedhin pavarësisht ditëve të punës dhe ditëve që nuk punohet, por njoftimet duhet të dërgohen gjatë orarit të punës (E hëne -E premte deri në ora 5 pasdite).

Në rast emergjence që kërkon udhëtim të menjëhershëm, të dy ZN-të mund të bien dakord në mënyrë ad hoc

Të gjitha ndryshimet e mundshme në programet e vizitave duhet të bëhen të paktën 24 orë para vizitës. Në rastin e vonesave të vogla gjatë vizitës, do të tregohet një fleksibilitet nga pala pritëse.

Zbatimi i pikave të lartpërmendura do të vlerësohet dhe nëse është e nevojshme do të rishikohet pas 3 muajsh me kërkesën e njërës apo dy palëve.Këto marrëveshje do të zbatohen që nga 1 dhjetor i vitit 2014″, thuhet në atë marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit