Deputeti i LVV’së, Jahja Kokaj, tha se nuk ka qenë i informuar se shpenzimet e derivateve u paguhen deputetëve të Kuvendit, pas shpenzimeve marramendëse nga kolegët e tij.
Kokaj tha se nuk ishte i informuar për këtë, anipse edhe vetë udhëton nga Gjakova sa herë që ka seanca.
Por ai tha se kjo nuk është e nevojshme, pasi shpenzimet e derivateve duhet të mbulohen vetë.
‘’Unë nuk e kam ditur se këto shpenzime mbulohen nga Kuvendi. Unë kam për vete një veturë japoneze, është mjaft e fortë, për nga marka dhe shpenzimi. Por ajo është dëmtuar në rrugë, por besoj se edhe disa kolegë nuk e kanë ditur se marrin pagesa të caktuara për këto shpenzime’’, tha Kokaj ndër të tjera.
Kujtojmë se dje janë publikuar shpenzimet e derivateve nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë nxitur reagime të shumta.
Shpenzimet e deputetëve të Kurtit ishin marramendëse. Yllza Hoti e Artan Abrashi ishin vetëm disa nga emrat më të spikatur për shpenzimet e tyre marramendëse.
Hoti kishte shpenzuar hiç më pak se 810 euro, e ndjekur nga Artan Abrashi me 690 euro.
Agon Batusha gjithashtu deputet i LVV’së kishte shpenzuar 570 euro në derivate.