10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Trillimet e Rusisë dhe të vërtetat për Ukrainën, sipas amerikanëve

Rekomandime

Departmenti Amerikan i Shtetit thotë se ushtria dhe inteligjenca ruse janë përfshirë në shpërndarjen e dezinformatave dhe propagandës, në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainën lindore.

Këto veprime, sipas DASH-it, ndërmerren me qëllim që të paraqitet Ukraina si nxitëse e një konflikti dhe Rusia të shtrojë rrugën për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka dhënë përgjigje legjendave, të cilat thur regjimi i Presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me krizën e krijuar në Ukrainë prej vitit 2014, kur Rusia ia mori me forcë Krimenë.

Për ato që SHBA-ja i quan trillime ruse, e akuzon regjimin e Putinit se po i shpërndan përmes deklaratave të zyrtarëve të lartë rusë, apo prej mediave që i kontrollon. Deparamenti i Shtetit thotë se di edhe për entitete të ushtrisë dhe inteligjencës ruse që përpunojnë propagandën me target Ukrainën dhe zyrtarët e saj.

Më poshtë janë listuar të pavërtetat që DASH konsideron se i ka shpërndarë Rusia dhe jep versionin e tij rreth disa prej dezinformatave ruse.

- Advertisement -

TRILLIM: Ukraina dhe zyrtarët qeveritarë ukrainas janë agresorë në çështjen Rusi – Ukrainë.

FAKT: Deklaratat e rrejshme të regjimit të Putinit fajësojnë viktimën, pra Ukrainën, për agresionin e Rusisë. Rusia suImoi Ukrainën në vitin 2014, e okupoi, kontrollon forcat e armatosura në Donbas, dhe tani ka çuar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën, derisa Presidenti Putin kërcënon masa “hakmarrëse teniko-ushtarake”, nëse kërkesat e tij nuk përmbushen.

- Advertisement -

TRILLIM: Perëndimi po e shtyn Ukrainën drejt një konflikti.

FAKT: Moska nxiti krizën e tanishme duke vendosur 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën, pa pasur ndonjë veprim të njëjtë nga Ukraina, në anën e saj të kufirit. Entitete të ushtrisë dhe inteligjencës ruse po e targetojnë Ukrainën, me dezinformata, në përpjekje për ta paraqitur atë si agresor. Qeveria ruse po provon ta mashtrojë botën dhe ta bëjë të besojë se sjellja e Ukrainës mund të provokojë një konflikt global dhe t’i bind qytetarët rusë se është e nevojshme ndërhyrja ushtarake në Ukrainë. Rusia fajëson të tjerët për agresionin që e bën vetë, por është përgjegjësi e Moskës që të përfundojë krizën paqësisht, përmes tërheqjes dhe diplomacisë. Moska suImoi Ukrainën, duke e pushtuar Krimenë në vitin 2014, dhe vazhdon të nxisë konflikt në Ukrainën lindore. Kjo ndjek një praktikë të Rusisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve në rajon. Ka suImuar dhe pushtuar pjesë të Gjeorgjisë në 2008-n. Nuk e ka mbajtur fjalën, pasi ishte zotuar se do të tërheq trupat e saj dhe municionin nga Moldavia, ku qëndrojnë pa miratimin e qeverisë së Moldavisë.

TRILLIM: Vendosja e forcave luftarake të Rusisë është thjesht një ripozicionim i trupave në territorin e vet

FAKT: Vendosja e mbi 100 mijë trupave rusë, – përfshirë këmbësorinë e përgatitur për beteja lufte dhe armatimin për të suImuar, pa shpjegim të qartë se çfarë lloji është, – në kufijtë e një shteti, të cilin Rusia ia ka okupuar një pjesë , nuk është vetëm një rotacion ushtarak. Është e qartë ripërsëritja e kërcënimeve ruse për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Krejt kjo po shoqërohet me dezinformata të projektuara për ta zvogëluar besimin në qeverinë ukrainase dhe për të krijuar një pretekst për suImet e radhës ruse.

TRILLIM: Shtetet e Bashkuara po planifikojnë suIm me armë kimike në Donbas.

FAKT: SHBA-ja dhe Rusia janë palë në Konventën për Armë Kimike. Sipas obligimeve që ka nga ajo marrëveshje ndërkombëtare, SHBA-ja nuk përdor armë kimike. Megjithatë, në vitet e fundit, qeveria ruse ka përdorur dy herë armë kimike për të suImuar, si dhe në përpjekje për të vrarë kundërshtarët, edhe jashtë vendit. Ndryshe prej Rusisë që nxit konfikt në Ukrainën lindore, SHBA-ja ka dhënë 351 milionë dollarë, si asistencë humanitare për ata që janë prekur nga agresioni i Moskës, që nga viti 2014. Rusia po përdor deklaratat e zyrtarëve të saj të lartë dhe gjithashtu po shfrytëzon mediat për të shpërndarë dezinformata dhe propagandë, në përpjekje për të krijuar pretekst për suIme ushtarake.

TRILLIM: Rusia po mbron rusët në Ukrainë.

FAKT: Nuk ka asnjë raportim kredibil se ndonjë rus është i rrezikuar nga qeveria ukrainase. Por, ka raporte kredibile se në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe në Dobas, ukrainasit po përballen me shtypje të kulturës dhe identitetit të tyre etnik dhe jetojnë në një mjedis mes frikës dhe represionit. Në Krime, forcat ruse detyrojnë ukrainasit të marrin shtetësi të Rusisë, ose humbin pronat e tyre, qasjen në kujdesin shëndetësor dhe humbin vendet e punës. Ata që shprehin kundërshtinë e tyre për okupimin rus arrestohen pa asnjë bazë, policia bastis shtëpitë e tyre, dhe në disa raste, torturohen dhe përjetojnë abuzime të tjera. Pakicat fetare dhe etnike hetohen dhe përndiqen si “ekstremistë” dhe “terroristë”.

TRILLIM: NATO ka komplotuar kundër Rusisë, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, duke e rrethuar Rusinë me forcat e saj, duke shkelur premtime e supozuara për të mos u zgjeruar dhe duke kërcënuar sigurinë e Rusisë, me perspektiven e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Aleancë.

FAKT: NATO është një aleancë mbrojtëse, qëllimi i së cilës është të mbrojë shtetet anëtare. Të gjithë aleatët u pajtuan në Samitin e Brukselit, në vitin 2021, se “Aleanca nuk kërkon konfrontim dhe nuk përbën kërcënim për Rusinë”. Në fakt, vetë Presidenti Putin, në vitin 2021, deklaroi se “Çdo shtet ka të drejtë të zgjedhë se si do ta garantojë sigurinë e tij. Kjo vlen edhe për shtet baltike. Së dyti, dhe edhe më specifikisht, NATO është parimisht një bllok mbrojtës”

NATO nuk e rrethon Rusinë – kufiri tokësor i Rusisë është pak më shumë se 20 mijë kilometra i gjatë. Nga kjo, më pak se një e gjashtëmbëdhjeta është e ndarë me shtetet anëtare të NATO-s (1.215 km). Rusia kufizohet me 14 shtete. Vetëm pesë nga to janë anëtare të NATO-s.

Në përgjigje të përdorimit të forcave ushtarake nga Rusia ndaj fqinjëve të saj, NATO vendosi katër grupe ushtarake multietnike në shtetet baltike dhe në Poloni, në vitin 2016. Këto forca ndërrohen, janë mbrojtëse, të ndara proporcionalisht dhe janë kërkuar nga vetë shtetet ku ato janë të vendosura. Para rrethimit ilegal që Rusia ia bëri Krimesë, nuk ka pasur asnjë plan që të vendosën trupa të NATO-s në pjesë lindore të Aleancës.

NATO kurrë nuk ka premtuar se nuk do të pranojë anëtarë të rinj. Zgjerimi i NATO-s nuk është i drejtuar kundër Rusisë. Çdo shtet sovran ka të drejtë të zgjedhë masat e veta të sigurisë dhe të bëhet anëtare e aleancave mbrojtëse rajonale, me qëllime të vetëmbrojtjes. Ky është një parim bazë i sigurisë evropiane, e pasqyruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe është një parim që Rusia e ka pohuar në instrumente të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, si për shembull, në Aktin Final të Helsinkit.

TRILLIM: Perëndimi shmang diplomacinë dhe shkon drejt masave, si sanksionet.

FAKT: SHBA-ja dhe partnerët e saj janë përfshirë në diplomaci intensive për të zgjedhur këtë krizë, përfshirë edhe bisedave direkt me qeverinë ruse. Presidenti Biden ka folur me Putinin dy herë (i referohen bisedave deri më 20 janar) dhe zyrtarët amerikanë kanë mbajtur shumë takime të nivelit të lartë si dhe kanë pasur biseda telefonike me homologë rusë dhe evropianë, si pjesë e një përpjekjeje diplomatike për të zgjedhur këtë situatë paqësisht. Mbetet të shihet nëse Rusia ka vullnet që të përmbush obligimet e saj si anëtare e komunitetit global dhe të ndërmarrë hapa për qetësimin e krizës që e ka krijuar.

“Ne ia kemi bërë të qartë, publikisht dhe privatisht, se ne dhe partnerët tanë do t’i vëmë masa ekonomike, që do t’i kushtojnë Rusisë, nëse Presidenti Putin zgjedh që ta pushtojë edhe më tej Ukrainën”, thuhet nga Zyra për Media e DASH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit