Kosovarët zbrazin raftet e vajit në markete, “vrapojnë” të blejnë rezerva me çmimin aktual

0
206

Rritja e çmimit të vajit në Kosovë ka vënë në alarm qytetarët.

Shumë prej tyre, sot ia kanë mësyrë marketeve për të blerë sasi më të mëdha vaji me çmimin aktual, shkruan lajmi.net.

Një lexuese e lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë ku ka treguar se si ka nisur zbrazja e rafteve të vajit në markete.

Aktualisht, litra e vajit në Kosovë kushton mesatarisht rreth 2 euro.

Ndërkaq, është paralajmëruar se litri mund të shkojë deri në 3 euro.