Saturday, July 20, 2024

Moderatorja tregon eksperiencën e frikshme në Prishtinë: Një burrë në mesnatë më përndiqte, shkova në PoIici

- Advertisement -
- Advertisement -

Moderatorja Arjola Shehu ka bërë një rrëfim të ndjerë nga një eksperiencë e frikshme që ajo ka përjetuar 5 vite më parë, ku është përndjekur nga një person në Kosovë.

Shehu te ‘S’e Luan Topi”ka treguar se ngjarja ka ndodhur në vitin 2018-të kur ajo me mikeshën e saj, Evi Reçin po ashtu një personazh i njohur në vendin tonë kishin shkuar në Prishtinë për të festuar përvjetorin e pavarësisë ku tha se personi i ka përndjekur të dyja në mesnatë, pas mbarimit të festës kur ato po largoheshin me taksi.

- Advertisement -

Arjola tha se ka përjetuar ankth në ato momente ku të dyja shoqet kanë përfunduar në rajonin e policisë, pasi ishin të frikësuara se personi në fjalë mund të ishte i armatosur por që ky i fundit në ndikimin e substancave e kishte ngatërruar me të fejuarën e tij.

Fama ka të mirat dhe të këqijat e veta. Në Kosovë ke qenë më shoqen tënde dhe dikush ju ka përndjekur dhe keni përfunduar në rajonin e policisë?

Nuk e kam treguar asnjëherë këtë histori, dhe sot kur e kujtoj më krijon një ankth. Ishim të ftuara për pavarësinë e Kosovës në vitin 2018. Dalim nga televizioni marrim taksinë, ishim pa makinë dhe shohim një person që bën me dritë dhe i binte borisë. Nuk janë asgjë filmat aksion ky tip na ndjek dhe përndjek në 12 të natës, na i bënte me shenjë që e kam me ju. Ky person ishte shumë i rrezikshëm, për perceptimin tim vendos dorën nga mbrapa sikur do nxirrte ndonjë armë dhe ne menduam se do vdisnim në mes të Prishtinës.

- Advertisement -

Në atë moment taksia mbyll xhamin dhe shkojmë në rajon, isha me shoqen time të ngushtë Evi Reçin. Ai i thotë Evit, ti ri në makinë kjo tjetra të vijë me mua. U tremba shumë, thashë vdiqa këtu. Shkuam në rajon, policia pyeste nëse e njihja. Në fund fare historia përfundon se ai mund të ishte në ndikimin e substancave, më kishte ngatërruar me të fejuarën e vetën. Kur e pashë foton ishte vërtet gocë e bukur, është emër i njohur në Kosovë”, tha ajo

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura