Agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, raportoi se një aktivist francez Pierre Haffner hyri në rezidencën e vajzës së Putin, ndërroi bravat dhe e ofroi atë si një hapësirë të sigurt për refugjatët ukrainas.
Vila në brigjet e Atlantikut të Francës ka tetë dhoma gjumi dhe tre banja.
Katerina Tikhonova, 35 vjeç, është vajza e liderit rus dhe thuhet se është drejtoreshë e Fondacionit Kombëtar të Zhvillimit Intelektual të Rusisë, sipas Global Happenings.
Gazetari Amichai Stein i agjencisë izraelite të lajmeve Kan Neës ndau foto të Haffnerit në shtëpinë, ku ai mban flamurin ukrainas. Ndërsa brenda, Haffner pretendoi se kishte gjetur dokumente që i përkisnin ish-bashkëshortit të pronarit, Kirill Shamalov. Mes atyre dokumenteve, ishte edhe pasaporta e tij dhe një faturë e energjisë elektrike.
Haffner, i cili tha se do ta riemëronte pronën “Villa Ukraine”, tha se do t’u kërkonte aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe avokatëve që t’i kërkonin bashkisë së Biarritz-it dhe prefekturës së policisë ta përdorin atë për të strehuar refugjatët nga Ukraina.
Policia franceze më vonë theu derën, arrestoi dy aktivistët dhe i mbajti në paraburgim.